Peleshi: Diskutime me LSI, fokusi nje kontrate e re qeverisese

000000000000000000000000000.turi 45

Te perfshire pthuajse te gjithe ne vorbullen e nje fushate te mirefillte zgjedhore e gjithe shfaqin kureshtjen se cdo te behet me kualicionin PS-LSI. Gjate nje deklarate zv/kryeministri Niko Peleshi ka hasur pak kete teme me menyren se si do te shkoje ecuria e ketij kualicioni dhe nese do te konfirmohet aleanca edhe per zgjedhjet e 18 Qershorit.


 
Peleshi deklaroi nga Kamenica e Korçës se po diskutohet për një kontratë të re, por ai theksoi se më i  rëndësishëm është transformimi i jetës së shqiptarëve, dhe kjo sipas tij ka më shumë rëndësi se ftesat ndajpartive.

“Fakti që ne kemi qeverisur për katër vite me një koalicion me LSI-në dhe po mbyllim këtë mandat do të thotë se koalicioni ka qenë i skusesshëm. Tani po flasim për një kontrate të re por për mendimin tim më e rendesishme se kontrata mes partive është kontrata me qytetarët dhe votuesit. Ndaj do të përgjigjesha me kënaqësi për çdo pyetje për ofertën apo programin e PS për zgjedhjet e ardhshme. Shqiptarët presin nga ne të vazhdojnë rrugën e transformimit dhe ndryshimit dhe ne jemi të vetëdijshëm për arritjet dhe sfidat të mëdha që vendi ka. Jemi të vetëdijshem se s’kemi qenë perfekt dhe ka ende plagë të shoqerisë që duhen kuruar por Shqipëria ka hyrë në rrugën e rritjes dhe të ndryshimit. Shqiptarët nuk janë të interesuar për marrëdheniet mes partive por për programin dhe punët e mëdha të filluara. Ndërtimi i kësaj shkolle për shembull ndryshon jetën e tyre sot dhe të ardhmen nesër. Kjo na shqetëson ne. Parti të tjera apo politikanë duhet ta ndjekin këtë rrugë. Për mua sot dhe deri në ditën e zgjedhjeve është vota e qytetarëve kundrejt programit tonë dhe jo ftesat e hapura mes partive”, tha Peleshi.
 
Ndërsa për tonet e ashpra të përdorura nga kreu i opozitës Basha, Peleshi tha se ai po i bën keq vetes dhe partisë.
 
“Për të keqen e vet dhe të partisë. Me vjen keq kur shoh se PD qe ka lindur nga energjitë rinore të brezit tim të fillimit të viteve 90. Me vjen keq që shoh sesi imazhi i kësaj partie është duke u rrënuar. Loja politike luhet kur skuadrat ecin me të njëjtin standard. Qytetarët janë shumë pak të interesuar për lojërat politike dhe shumë të interesuar për të ardhmen e tyre,” tha Peleshi.

LEXO TE NGJASHME

0.3 lajme politike

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.