Zgjedhjet ne bashkine Kavaje, Nishani dekreton daten 7 maj
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka dekretuar datën 7 maj për mbajtjen e zgjedhjeve të pjesshme lokale në bashkinë Kavajë.
Dekreti i kreut të shtetit vjen një ditë pas zbardhjes së vendimit të Gjykatës Kushtetuese që la në fuqi vendimin e KQZ-së të datës 29 dhjetor 2016, për t'i hequr mandatin ish-kryebashkiakut Elvis Rroshi.
Rroshi u prek nga ligji i dekriminalizimit pasi nuk deklaroi në formular një dënim në Itali.
Zgjedhjet e pjesshme të Kavajës zhvillohen pak më shumë se një muaj nga zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit.
Mbetet për t'u parë nëse opozita do të bëhet pjesë e këtij procesi, pas paralajmërimeve për bojkotim të zgjedhjeve të përgjithshme pa u realizuar kërkesa e qeverisë teknike.
LEXO TE NGJASHME