Meta kunder Rames per “zgjedhjet pa opoziten”

000000ramushi

Nje dite pas deklarates se Kryeministrit Edi Rama se Partia Socialiste eshte e gatshme te hyje ne zgjedhje edhe pa Partine Demokratike apo partite e tjera, Kryetari i Levizjes Socialiste per Integrim, Ilir Meta u shpreh kunder qendrimeve kategorike, ndersa theksoi se pluralizmi ne vend ka ardhur qe prej vitit 1990.

“Me vjen keq per kete pyetje. Njoftojini te gjithe qe pluralizmi ka ardhur qe ne 12 dhjetor te vitit 1990 ne Shqiperi dhe ne duhet te gjithe te punojme qe keto te jene zgjedhjet e shkelqyera larg qendrimeve kategorike qe mund te na sillnin pasoja katastrofike, te padeshiruara per Shqiperine, shqiptaret dhe sidomos per te ardhmen e ketyre femijeve te mrekullueshem”, tha Meta.

I pyetur per deklaratat e Nenkryetari i LSI-se, Luan Rama i cili tha se LSI nuk do te futet ne zgjedhje pa u futur opozita, Meta kerkoi qe deklaratat e tij te mos transformohen.

“Ju lutem mos i keqtransformoni mesazhet, te cilat behen per te çuar perpara zgjedhjet dhe jo per t’i minuar ato.”

Te henen, Kryeministri Edi Rama tha se PS do te shkoje ne zgjedhje me 18 Qershor edhe nese opozita do ta bojkotoje procesin. Ndersa kreu i Grupit Parlamentar te Levizjes Socialiste per Integrim, Luan Rama tha se zgjedhjet pa opoziten jane farse.

Opozita e ka bere te qarte se ne zgjedhje do te shkoje vetem me qeveri teknike, ndersa Kryeministri eshte pergjigjur prerazi se ky eshte nje kusht i papranueshem. LSI i ka evituar deri tani komentet mbi variantin e qeverise teknike dhe ka folur per nje zgjidhje te pranueshme per te dyja palet, permes dialogut.

LEXO TE NGJASHME

0.3 lajme politike

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.