Mustafa ia shpjegon nga Prishtina Edi Rames: Tregu i perbashket rajonal na e kthen Jugosllavine
Shpalosja e idese se nje tregu rajonal ballkanas, para kryeministrave te 6 vendeve te rajonit ka perplasur kryeministrin Isa Mustafa me ate te Shqiperise Edi Rama, ku ky i fundit tha se kjo ide eshte plasuar nga Shqiperia.
Mustafa vlereson se Kosova nuk e sheh me entuziazem kete propozim, pa marre parasysh se i kujt eshte, duke iu referuar propozimit te Rames. Madje, Mustafa ia kujton kryeministrit te Shqiperise se permes ketij tregu rajonal "kthehet Jugosllavia".
Postimi i plote i Kryeministrit:
Tregu i perbashket i vendeve te Ballkanit Perendimor nuk eshte ne interes te njejte te te gjitha vendeve.
Kosova nuk e sheh me entuziazem kete propozim, pa marre parasysh se i kujt eshte. Ne ndajme pervoja te ndryshme nga e kaluara dhe kjo e kaluar nuk deshirojme te na kthehet edhe nje here ne ambalazhim te ri. Nje treg i ngjashem me ate te ish-Federates Jugosllave, pa Kroacine e Sllovenine e me Shqiperine, si treg i perbashket. Jo! Ose nje union doganor i Ballkanit Perendimor, ne te cilin Kosova nuk do te kete prekje me asnje vend te Bashkimit Evropian. Jo!
Kosova thellesisht mbeshtet bashkepunimin ekonomik dhe tregtar, heqjen e te gjitha barrierave te te berit biznes dhe tregti me vendet e Ballkanit Perendimor; punen e perbashket ne terheqjen e investimeve te huaja, bashkepunimin ndermjet NVM-ve, njohjen dhe respektimin e diplomave, qarkullimin e lire te njerezve, mallrave dhe kapitalit.
Kosova vendin e vet e sheh ne tregun unik evropian, mbi bazen e Marreveshjes se Stabilizim-Asociimit.
LEXO TE NGJASHME