Kuvend, shkarkohet Enkeleda Shehi
Eshte shkarkuar drejtoresha e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, Enkeleda Shehi me 55 vota pro dhe 20 kundër.
Opozita nuk ka qenë e pranishme në Kuvend për shkak të bojkotit, ndërsa më herët ka kundërshtuar shkarkimin e Shehit duke e cilësuar si lëvizje të Ramës për të kapur këtë institucion. Kuvendi ka votuar edhe anëtarin e ri të AKEP, i cili do të jetë Alban Karapici. Në votimin e fshehtë ai mori 72 vota pro dhe 1 kundër.
Gjithashtu Kuvendi miratoi edhe vendimin për procesin e Vettingut që parashikon që Avokati i Popullit të pranojë dokumentacion vetëm për kandidatët e vjetër dhe jo të rinj.
Në seancë u miratua edhe projektvendimi për produktet kozmetike dhe kalendari 3 javor i punimeve të Kuvendit.
LEXO TE NGJASHME