Peticioni Pro Vettingut /firmos Ahmetaj: Opozita ta zhbllokoje
Ministri i Financave Arben Ahmetaj ka firmosur diten e sotme Peticionin pro Vettingut. Po ashtu ai i ka bere thirrje opozites qe te zhbllokoje kete proces. Sipas Ahmetajt, Reforma në Drejtësi është e lidhur ngushtësisht me rritjen ekonomike dhe rritjen e punësimit.
“Ka akoma kryefamiljarë, familjarë, të rinj e të reja që kanë nevojë për punë dhe për këtë ne e dimë se përpjekja jonë nuk duhet të reshtë. Jemi të ndërgjegjshëm që ka akoma shumë për të bërë, jemi të ndërgjegjshëm që ka akoma shumë nevojë për punësim, jemi të ndërgjegjshëm që ka akoma shumë të papunë që kanë nevojë dhe të drejtë për një mundësi”, ka thënë Ahmetaj.
Prandaj, ka vijuar ai, ashtu siç këmbëngulim për reformën në drejtësi, po ashtu do të vazhdojmë të këmbëngulim për zgjerimin e punësimit.
“Ata që sot janë rikthyer në vendin e krimit për të penguar reformën në drejtësi janë aty dhe kundër punësimit të qytetarëve. Ti japin fund bllokimit. Refoma në drejtësi dhe rritja e punësimit nuk janë dhe nuk mund të jenë kurrë të ndara”, ka shtuar Ahmetaj.
LEXO TE NGJASHME