Nendeteset moderne ruse mund te paralizojne papritur levizjen e trupave te NATOS
Forcat ushtarake detare ruse mund te paralizojne ne çdo moment levizjen e lire te trupave detare te NATO-s. Alarmi vjen nga ekspertet ushtarake britanike, sipas te cileve Moska ka gati nje plan qe mund te paralizoje menjehere levizjet ushtarake te Aleances Veri-Atlantike, ne çdo moment kur ato mund te konsiderohen si kercenim.
Dyshimet hidhen ne nje raport te perpiluar nga dy ish-komandante te NATO-s admirali Xhejms Stavridhis dhe gjenerali Filip Bridlov, pjese e institutit te Sherbimeve te Bashkuara Mbreterore, qe merret me analiza per çeshtjet e mbrojtjes ne Britanine e Madhe.
Sipas raportit, Rusia mund perdore ne çdo moment gjeneraten e re te nendetseve me raketa me rreze te gjate veprimi, qe jane vene ne perdorim kohet e fundit me urdher te presidentit Vladimir Putin.
Ne rrezik jane veçanerisht kabllot transoqeanike qe perçojne te dhena tregtare dhe ushtarake mes Shteteve te Bashkuara dhe Europes, platformat me rendesi strategjike te nxjerrjes se naftes nga zonat naftembajtese detare, etj. Permes nendeteseve te sofistikuara mund te goditen ne çdo moment edhe anijet ushtarake te NATO-s kudo ndodhen.
LEXO TE NGJASHME