SHBA nis mbrojtjen nga Koreja e Veriut
Ushtria amerikane tha se ka nisur vendosjen e nje sistemi te mbrojtjes raketore ne Korene e Jugut.
Sistemi THAAD eshte projektuar per mbrojtje nga kercenimet e Korese se Veriut.
Ky veprim vjen nje dite pasi Veriu ka leshuar kater raketa balistike, duke thyer sanksionet nderkombetare.
“Veprimet e vazhdueshme provokuese nga Koreja e Veriut vetem se konfirmojne maturine e vendimit tone, vitin e kaluar, per te vendosur sistemin THAAD ne Korene e Jugut”, tha admirali Harry Harris, komandant i Komandes amerikane te Paqesorit.
Sistemi THAAD nderpren dhe shkaterron raketa balistike, me rreze te shkurter dhe te mesme veprimi, gjate fluturimit.
Koreja e Veriut ka leshuar te henen kater raketa me rreze te mesme, tri prej te cilave kane fluturuar rreth 1,000 kilometra dhe kane zbarkuar ne ujerat japoneze.
Kryeministri i Japonise, Shinzo Abe, tha se “vendi i tij nuk do t’i lejoje keto shkelje”.
“Ky leshim i raketave tregon qarte se Koreja e Veriut perben nje nivel te ri te kercenimit”, tha Abe.
Departamenti amerikan i Mbrojtjes i cilesoi keto lansime si “kercenim shume serioz”.
Zedhenesi i Pentagonit, Jeff Davis, tha se raketat nuk kane paraqitur kercenim per Ameriken Veriore, porse SHBA do te ndermarre hapa per te rritur kapacitetin mbrojtes.
Diplomate ne Kombet e Bashkuara thane se Keshilli i Sigurimit i OKB-se do te mbaje te merkuren nje takim urgjent per te diskutuar veprimet e Korese Veriore.
Ne muajin janar, udheheqesi verikorean, Kim Jong Un, ka thene se vendi i tij do te ndertoje dhe testoje se shpejti nje rakete interkontinentale, me kapacitet per te arritur SHBA-ne.
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thene se “kjo nuk do te ndodhe”.
Koreja e Jugut, ne anen tjeter, tha se sistemi i mbrojtjes raketore do te jete operacional deri ne fund te vitit, por bateria THAAD nuk eshte shume popullore ne rajon.
Shume jugkoreane besojne se sistemi i mbrojtjes do te behet objektiv, duke rrezikuar njerezit qe jetojne perreth lokacioneve ushtarake. Kundershtaret kane organizuar disa protesta.
Kina eshte po ashtu e zemeruar, sepse, sipas vezhguesve, ajo i druhet ndryshimit te balances se pushtetit ne rajon.
LEXO TE NGJASHME