Koreja e Veriut merr vendimin ekstrem, teston 4 raketa balistike ne detin e Japonise
Nje lajm i fundit vjen nga Koreja e Veriut ne lidhje me marredhenien me Japonine. Mesohet se Koreja ka kercenuar serish stabilitetin ne Lindjen e Larget, teksa ka testuar kater raketa balistike qe goditen detin e Japonise.
Lajmi eshte konfirmuar nga zyrtaret e ushtrise koreano-jugore te cilet theksuan se raketat kishin pershkuar rreth 1 mije kilometra perpara se te preknin hapsiren ujore.
I menjehershem ka qene reagimi i Kryeminsitrit te Japonise, Shinzo Abe. Shefi i ekzekutivit japonez deklaroi se ka patur edhe ne te shkuaren veprime agresive nga Koreja e Veriut, por testimi i fundit perben nje tjeter nivel kercenimi.
Ne baze te deklarates zyrtare, gjithcka ka ndodhur mengjesin e dites se Hene, duke ju referuar ores lokale.
Megjithate, ende ka nje sere paqartesish nga ana e eksperteve. Keta te fundit po vijojne hetimet per te zbuluar llojin e rraketes se testuar.
Sulmi eshte denuar edhe nga Shtetet e Bashkuara, teksa, zedhenesi i Departamentit te Shtetit, Mark Toner, deklaroi se Uashingtoni shpreh papajtueshmeri me veprimin agresiv te Korese se Veriut.
Ne baze te rezolutave qe jane miratuar nga Organizata e Kombeve te Bashkarua, shtetit diktatorial i eshte ndaluar rreptesisht testimi i armeve si dhe zhvillimi i programeve te tilla.
Megjithate, ende nuk dihet nese ceshtja do te ngrihet si problem ne Keshillin e Sigurimit prane OKB-se. ShBA ka paralajmeruar se me keto ritme, Korese se Veriut mund t’i shtohen sanksionet ekonomike. Por pavareissht kercenimeve, lidershipi koreano-verior eshte shprehur i vendosur per te mos braktisur programet e prodhimit te armeve.
LEXO TE NGJASHME