Fleckenstein takim sërish me Bashën
Kreu i PD-së, Luzlim Basha është duke zhvilluar një tjetër takim me eurodeputetin dhe raportuesin për Shqipërinë në Parlamentin evropian, Knut Fleckenstein.
Ky takim vjen një ditë pas thirrjes së eurodeputetit që opozita të rikthehet në Parlament për dialog politik. Ndërsa dje pati reagime të shumta nga deputetët e djathtë, sot Fleckentesin në ditën e fundit të qëndrimit të tij në Tiranë është takuar sërish me kreun e PD-së. Ky është takimi i dytë brenda pak ditëve me Bashën, ku mesa duket negociatat për tu rikthyer në Parlament janë të vështira. Tashmë pritet zbardhja e takimit dhe qëndrimi i opozitës për protestën dhe bojkoton parlamentar.
LEXO TE NGJASHME