Merkel mesazhe të qarta Erdoganit për lirinë e shprehjes
Në takimin me Presidentin Rexhep Taip Erdogan, kancelarja Angela Merkel ka bërë thirrje për respektimin e lirisë së shprehjes si një vlerë themelore e demokracisë.
Ajo u shpreh se rëndësia e këtij parimi u dallua qartë edhe në tentativën për grusht shteti, ku qytetarët u ngritën për të ruajtur vlerat në të cilat ata besojnë. Merkel tha gjithashtu se pjesë e demokracisë është edhe opozita. Nga ana tjetër, Presidenti Erdogan u shpreh se vendi po përgatitet për të ndryshuar sistemin qeverisës, lëvizje që sipas tij do të sjellë një funksionim më të mirë për pushtetin ekzekutiv.
Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka zhvilluar në Ankara një takim me Presidentin turk, Rexhep Taip Erdogan, me të cilin ka diskutuar për cështjet më të ndjeshme, teksa ka bërë thirrje për respektimin e një sërë parimeve themelore të demokracisë, sic janë liria e shprehjes së mendimit, opozitarizmi, parimi i sundimit të ligjit, etj.
Në fjalën e saj, kancelarja gjermane, u shpreh se gjatë tentativës për grusht shteti, qytetarët turq dolën në mbrojtje të demokracisë.
Megjithatë, ajo nënvizoi se pjesë e demokracisë është edhe opozita, e cila duhet të ketë liri për të shprehur hapur qëndrimet e saj.
Merkel: “Në tentativën për grusht shteti, ne pamë se si populli turk u ngrit në mbrojtje të demoracisë dhe të rregullave që ka ky sistem. Për këtë arsye, ne mund t’a kuptojmë shumë lehtë se sa e rëndësishme është që qytetarët të jenë të lirë t’a shprehin mendimin e tyre të pakushtëzuar. Me presidentin Erdogan ne diskutuam edhe për këtë cështje. Megjithatë, të mos harrojmë se pjesë e demokracisë është edhe opozita.”
Nga ana tjetër, Presidenti Erdogan deklaroi se po përgatitet që të aprovojë ligjin për ndryshimin e sistemit qeverisës.
Merkel: “Ne po përgatitemi për ndryshimin e sistemit qeverisës. Kjo do t’i japë mundësi pushtetit ekzekutvi që të funksionojë në mënyrë më të shpejtë. Me sistemin e ri, pushteti gjysor sigurisht që do të ketë fuqinë e tij dhe do të mbetet i pavarur nga qeveria”.
Merkel dhe Erdogan ranë gjithashtu dakord se lufta kundër terrorizmit mbetet një armik i përbashkët.
Takimi mes dy përfaqësuesve vjen në një kohë kur Turqia ka patur kritika të shumta nga vendet perëndimore për mënyrën se si është menaxhuar situata pas tentativës për grusht shteti.
LEXO TE NGJASHME