Perkushtimi amerikan per Kosoven nuk ndryshon me administraten e re

 

thaci biden 655x356

 

Presidenti i Kosovës është takuar në SHBA me zëvendëspresidentin në largim të SHBA-së, Joe Biden, sipas një njoftimi që e ka bërë presidenti Hashim Thaçi në profilin e tij në Facebook.

“Përkushtimi personal i zëvendëspresidentit (amerikan) Biden për paqen në Kosovë, në rajon dhe më gjerë mbetet i përhershëm, sepse është interes strategjik i SHBA-së”, shkruan ndër të tjera Thaçi.

Presidenti i Kosovës ka thënë se ai mbetët “i sigurt që ky përkushtim do të vazhdojë edhe gjatë administratës së re”.

Presidenti i Kosovës po qëndron për vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës që disa ditë.

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.