PD: Ministri i Shendetesise ka nderhyre ne tenderet e ilaceve
Ministri i Shendetesise Ilir Beqja eshte vene serish ne qender te akuzave nga Partia Demokratike, per favorizim ne tenderin e barnave.
Demokratet publikuan disa dokumente, qe sipas tyre, faktojne se Beqaj ka nderhyre ne tender duke ndryshuar kriteret dhe duke lejuar futjen e barnave te pacertifikuara ne vend, per te favorizuar kompanine e nje mikut te tij.
Ina Zhupa, zedhenese e PD-se: Ilir Beqaj, ka nderhyre ne tender, ka ndryshuar kriteret, dhe ka lejuar futjen e barnave te pacertifikuara. Ka vetem nje rast kur Ministri i Shendetesise mund te fuse ne vend barna te pacertifikuara, vetem kur vendi perballet me situata emergjente.Po cila ishte situata emergjente. Ua themi ne. Emergjenca e Ilir Beqes per te vjedhur.Ne vitin 2014 me nje udhezim, Beqaj i ka hapur rrugen e abuzimeve me miliarda leke duke i dhene mundesine klientit te tij, “Delta Farma”, te futet ne tregun e ilaceve, me barna qe mund te demtojne rende shendetin e qytetareve.
Opozita thote se kjo eshte nje afere kriminale dhe se Ministri Beqaj ka shkelur ligjin “Per barnat dhe sherbimin farmaceutik” qe percakton se: “Barnat qe qarkullojne ne Republiken e Shqiperise duhet te jene te regjistruara.”
Per kete rast Partia Demokratike do te depozitoje te henen nje tjeter kallezim ne Prokurori ndaj Ministrit te Shendetesise. Ndaj ministrin e Shendetesise opozita ka bere kallezim ne prokurori edhe per tenderin e Check Up –it.
LEXO TE NGJASHME