Ambasadori austriak- Ne 2015, mbi 60.000 shqiptare aplikuan per azil ne BE
Shqipëria është një ndër 5 vendet me numrin më të lartë të azilkërkuesve në vendet e Bashkimit Europian. Ambasadori austriak në vendin tonë Johan Sattler iu referua statistikave sipas të cilave gjatë vitit 2015, 60.220 qytetarë shqiptarë aplikuan për azil, nga të cilët 33.5% ishin minorenë të pashoqëruar që mbartnin rriskun e kërcënimit dhe abuzimit.
Johan Sattler: Sipas EUROSTAT trendi i azilkërkuesve u intensifikua në vitin 2015, ku Shqipëria ishte një ndër 5 vendet e para të prekura nga ky fenomen. Nga 60 mijë persona që aplikuan për azil, 33.5% ishin të mitur. Rikthimi vullnetar pas refuzimit të kërkesës për azil është shtuar në fund të vitit 2015 dhe në fillim të vitit të 2016, ku numri i qytetarëve të kthyer është 20.700 për 2015 dhe 7544 për vitin 2016.
Por çfarë ndodh më këto familje të rikthyer në Shqipëri? Pjesa më dërrmuese e tyre ndeshin vështërsi për tu punësuar, për të përfituar përkrahje sociale apo për tu arsimuar.
Blendi Klosi: Ka ardhur koha që bashkitë tona të shndërrohen në bashki shumë më tepër socilae. Unë them që ka ardhur koha që ne qartazi të flasim të gjithë sebashku me një gjuhë për të ndërtuar në Shqipëri hartën e munguar të shërbimeve.
Një ndër projektet që ministria e mirëqënies social në mbështejte të kësaj kategorie është ajo e ndihmës ekonomike që po pilotohet me kritere të reja në 4 bashki si në Fier, Korçë, Lezhë dhe Shkodër.