Basha per Ramen- Cfare i duhej Muharrem Rama kur kishte Ymer Lalen
Kreu i PD-së, Lulzim Basha në një takim të pasdites së sotme në Fier ka folur për zhvillimet e fundit politike dhe rrugën për të arritur tek votuesit. Gjatë fjalës së tij, Basha është ndalur edhe tek zgjedhjet në Dibër.
“Çfarë i duhej Ramës Muharremi, kur kishte Ymer Lalën, Arben Ndokën e Armando Prengën”, është shprehur gjatë fjalës së tij, kreu i PD-së, Lulzim Basha.
Pjesë nga fjala e Lulzim Bashës në Fier:
Nëse ulemi dhe bisedojmë me shoqatën e ndërtuesve, avokatëve, të persekutuari apo veteranëve, apo të tjerëve dhe të ju bëjnë me dije planin tonë se si do dalim nga kjo situatë.
Me kë po qeveris Edi Rama? Me një grusht hajdutësh dhe kriminelësh me emër. Prandaj e ka asgjësuar popullin, nuk futet në kontakt me njerëzit. Prandaj nuk i bëhet vonë dhe bën sot pas 3 vitesh atë që duhej bërë. Bastin nuk e ka me qytetarët.
Kur sjell të fortët të bëjnë fushatë në Dibër, ca i duhet kandidati. Muharrem Rama një fjali me një fjalë nuk e fliste dot pa një gabim. Program zero, fushatë zero. Çfarë i duhet kur ka Ymer Lalën, Arben Ndokën, Armando Prengën, kur ka paratë e pista, paratë e kanabisit. Ky është degjenerimi i modelit përfaqësues. Degjenerim i një modeli autokratik që e ndan vetëm një gisht nga diktatura.
Si do ti përgjigjemi? Me demokracinë pjesëmarrëse. Qytetarët duan ndryshim, qytetarët duhet të besojnë se ndryshimi jemi prap ne, Partia Demokratike siç kemi qenë ne në dy momente kyçe të historisë tonë. Kur shporrëm komunizmin dhe kur u rikthyem me votë, kur këta e morën pushtetin me armë në 1997. Duhet të jemi zëri i tyre i halleve të tyre të përditshme.
Duhet ndryshim, që nga unë i pari, e tek të gjithë të tjerët. Sa i perceptojmë problemet reale dhe përgjegjësitë që kemi marrë.