Rezultatet paraprake- Muharrem Rama me 1656 vota ne avantazh ndaj Sherefedin Shehut
Ka përfunduar faza e parë e numërimit të votave në bashkinë e Dibrës në orën 4:46 të mëngjesit të sotëm. Nga 44 kutitë e para të numëruara, ka rezultuar se socialisti Muharem Rama ka marrë 7373 vota kundrej demokratit Sherefedin Shehu me 5717 vota. Paraprakisht, Rama kryeson me 1656 vota nga votat në fshatrat Luzni, Selishtë, Maqellarë, Melan.
Rinumërimi pritet të fillojë në orën 10:00, kur duhet të numërohen edhe 74 kutitë e tjera.
Në Dibër votuan 33 mijë e 978 qytetarë për dy kandidatët për postin e bashkisë së Dibrës.
Votat për zgjedhjet e parakohshme për kryebashkiak të Dibrës u numëruan live dhe procesi i numërimit u ndoq nga deputetët e të dyja palëve politike.
ORA 3:38 Deri tani, kandidati i majtë Muharrem Rama ka 5362 vota kurse kandidati i djathtë Sherefedin Shehu 4131 vota. Diferenca e votave mes tyre është 1231 vota.
ORA 02:47 Numërohen votat e Maqellarës, në avantazh Muharrem Rama
Janë numëruar kutitë e zonës së Maqellarës, ku në avantazh rezultoi Muharrem Rama.
ORA 00:30 Numërohen votat e Selishtës
Në Selishtë, Muharrem Rama ka marrë 423 vota, kurse Sherefedin Shehu 373 vota
ORA 00:25 Numërohen votat e Hoteshitit
Në zonën e Hoteshitit, Muharrem Rama ka marrë 166 vota, ndërsa Sherefedin Shehu 68 vota.
ORA 00:10 Numërohet kutia e Luznit
Ka përfunduar numërimi i votave në zonën e Luznit. Sipas rezultateve, 826 vota janë për Muharrem Ramën, 411 vota për Sherefedin Shehun dhe 32 vota të pavlefshme