Strasburgu i ‘nxjerr dhëmbët’ Shqipërisë, Gjykata Ndërkombëtare këkon vendit të paguaj edhe gjyqet…

 640 0 643406c4a3fe7

Vendimet e Gjykatës Ndërkombëtare të Arbirtrazhit janë vetëm një anë e medaljes së faturës financiare që shteti shqiptar ka humbur në gjyqet ndërkombëtare.

Sipas një raporti të Këshillit të Europës, shteti shqiptar renditet në tre vendet e para sa i përket moszbatimit të vendimeve të Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut, çka do të thotë dëmshpërblime të pa ekzekutuara. 

“Më 31 dhjetor 2022,Shqipëria kishte 36 çështje në pritje për t’u ekzekutuar, krahasuar me 31 në 2021, dhe 29 në vitin 2020.”

Sipas këtij grafiku të publikuar nga Këshilli i Europës, më keq se Shqipëria në injorimin e Gjykatës së Strasburgut, rezulton vetëm Azerbajxhani dhe Rusia, kjo e fundit e pezulluar nga kjo organizatë ndërkombëtare. Në total, vetëm 53% e çështjeve ka gjetur zbatim nga qeveria shqiptare ndërsa 47% vijojnë të jenë në pritje për t’u ekzekutuar.

Mes vendimeve që qeveria shqiptare nuk ka zbatuar, është edhe ajo për prishjen e pallatit të familjarëve të Lulzim Bashës në Vlorë, për të cilin shteti ynë u dënua të paguajë mbi 14.5 milionë euro. Mos ekzekutimi i dëmshpërblimit, nënvizohet si problematike nga ana e Gjykatës së Strasburgut.

Në çështjen Sharxhi dhe të tjerët kundër Shqipërisë, në lidhje me prishjen e banesave të ankuesve dhe objektet tregtare në mospërfillje të një urdhri të përkohshëm të gjykatës, Komiteti kërkoi nga autoritetet që të garantojnë pagesën e plotë të shpërblimit të drejtë pa vonesa të mëtejshme dhe i ftoi ata të japin informacion mbi zbatimin efektiv të këtyre urdhrave të gjykatës, përfshirë sanksionimin e organeve administrative që nuk zbatuan vendimet.

Shqipëria përballet edhe me një faturë të lartë financiare për shkak të gjyqeve të humbura në Arbitrazhin Ndërkombëtar, një juridiksion nga i cili Kryeministri Rama pohoi se po mendonte ta nxirrte vendin.

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.