Mungesa e ligjeve rrezikon mbylljen e dosjeve të politikanëve
Vakumi ligjor i krijuar pas hyrjes në fuqi të ndryshimeve kushtetuese të 22 korrikut, në mungesë të ligjeve përkatëse që plotësojnë reformën, rrezikon mbylljen e një numri të madh dosjesh penale ndaj zyrtarëve të lartë.
Neni 135 i Kushtetutës së re, tashmë në fuqi, parashikon se hetimi ndaj zyrtarëve të lartë zhvillohet nga struktura e posaçme SPAK, e cila ende jo vetëm nuk është krijuar, por që ligji për të ende nuk ka kaluar në parlament.
Në mungesë të SPAK, e cila ende jo vetëm që nuk është krijuar, por që ligji për të ende nuk ka kaluar në parlament. Në mungesë të SPAK-ut dhe ndërkohë me ndryshimet kushtetuese që përcaktojnë kompetencën e hetimit për zyrtarët e lartë, Prokuroria e Krimeve të rënda, Prokuroria e Përgjithshme dhe prokuroritë e rretheve janë në pamundësi veprimi.
Në mungesë të SPAK, Prokuroria e Përgjithshme s’ka më kompetencë të hetojë rastin e gjyqtares së Gjykatës së Lartë, deputetin Tom Doshi, dosjen e Arben Ndokës etj.
Po kështu, prokuroritë e rretheve nuk mund të hetojnë më tej kryebashkiakun e Kavajës, Elvis Roshi, drejtorin e Policisë së Shtetit, Haki Çako etj.
Dhjetra dosje të tjera me zyrtarë të lartë në hetim janë në udhëkryq nga vakumi ligjor.