Fushata ne Diber -Rama-Dera e Bashkise,gjithmone e hapur per hallet e qytetareve
Kandidati i majtë për kryetar në Bashkinë e Dibrës, Muharrem Rama i shoqëruar nga kordinatori i PS për këtë qark, Damian Gjiknuri, e ka zhvendosur fushatën e tij në zonat elektorale të Zall Dardhës dhe Reçit. Ai i ka siguruar banorët se dera e Bashkisë do të jetë gjithmonë e hapur për ta si dhe ka premtuar se do të investojë në infrastrukturë rrugore, në rrjetin elektrik dhe kanalizime. Ministri Gjiknuri ka evidentuar diferencën mes dy kandidatëve në garë, duke u shprehur se kandidati i djathtë, Sherefedin Shehu, i ka shkëputur lidhjet me Dibrën.
Përmirësimi i infrastrukturës rrugore, kanalizimet, ndërhyrjet në rrjetin elektrik dhe rikonstruksioni i shkollës ishin premtimet që kandidati i Aleancës për Shqipërinë Europiane për bashkinë e Dibrës, Muharrem Rama, bëri në Zall Dardhë dhe Reç.
Kandidati Rama u siguroi banorëve se dera e Bashkisë për ta do të jetë gjithmonë e hapur për problemet e tyre.
Muharrem Rama: “Sa herë do të keni nevojë, dyert e bashkisë për ju dhe gjithë Dibrën do të jenë të hapura. Natyrisht, përgjegjësia ime shtohet por do di ti përballoj edhe punët e bashkisë”, u shpreh kandidati Rama
Ndërsa Ministri i Energjitikës dhe koordinatori i fushatës së kandidatit socialist, Damian Gjiknuri, me një gjuhë popullore, evidentoi diferencat që sipas tij ndajnë dy kandidatët në garë për kryetar të Bashkisë.
Damian Gjiknuri: “Rremin ju e njihni vet. Diferanca me kandidatin tjetër është se së pari ai i ka shkëputur lidhjet me Dibrën. Edhe e keni provuar se e keni patur deputet 8 vjet, a keni parë ndonjë të mirë direkte nga ai?! A i keni shtrënguar ndonjëherë dorën apo i keni vajtur për ndonjë hall?! Tani duhet të kuptoni se bashkia është dera ku trokitet për halle”.