“Ja humnera ku do bien politikanët e korruptuar! Shqiptarë festoni çlirimin”

ngjela 1024x736 1

Avokati Spartak Ngjela ka reaguar pas miratimit te ligjit te vettingut, nje dite me pare ne Kuvend. Ngjela ka deklaruar se rrjetet sociale se shqiptaret duhet te fillojne festen e clirimit real te tyre. Sipas tij, korrupsioni iku nga salla, pasi historia nuk mund t’i pranonte me.

Ja statusi i plote i Ngjeles:

Shqiptarët duhet të fillojnë festën e çlirimit real të tyre. Mbrëmë, pas një historie të hidhur njëqindvjeçare, shqiptarëve iu dha mundësia e çlirimit të tyre nga zgjedha e brendshme.
Parlamenti votoi ligjin kryesor të Reformës në Drejtesi: vetingun; domethënë fillimin e ndërtimit të pushtetit gjyqësor në Shqipëri.
Korrupsioni iku nga salla. Dhe mirë bëri: historia nuk mund t’i pranonte më.
Shqiptarët duhet t’i jenë mirënjohës Perëndimit për ndihmën që i dha Shqipërisë në këtë vit me shenjë në historinë tonë.
Një sistem politik pa drejtësi, është ferri përmbi toke.
Duhet festuar!
Po abuzuesit?
Asgjë nuk mund të bëjnë dot më.
Ata mendojnë se mund të gjejnë strehë në Gjykatën Kushtetuese. Por, çirren kot së koti dhe fare kot, me hedhjen e ligjit për shqyrtim në Gjykaten Kushtetuese.
Dëshpërimi i të mundurit që mundet nga progresi është shpesh fëminor dhe i shoqëruar me ligësi.
Pse, të ardhmen perëndimore të shqiptarëve, këta mendojnë se mund ta frenojnë me nëntë persona të zakonshëm që kanë në dorë një vendim të procedurës ligjore?
Pse, politikën amerikane në Shqipëri, pasi kjo e mundi përfundimisht korrupsionin politik e të organizuar shqiptar, vërtet mund ta mundë një gjykatë, e cila do jetë objekt i Reformës shqiptare?
Pse, nëntë juristë të Gjykatës Kushtetuese nuk e dinë se kushtetuta e re shqiptare i ka hapur rrugën vetingut konstitucionalisht, dhe prandaj iu duhet të shkelin kushtetutën e re që të votojnë kundër ligjit të vetingut?
Pse, vërtet ka njerëz kaq të mykur në Shqipëri që për të shpëtuar gjënë e vjedhur të korrupsionit Berisha, të sakrifikojnë veten duke e futur në tradhti kombëtare?
Pse, nëntë juristë shqiptare që formojnë Gjykaten Kushtetuese nuk e dinë se lufta ka mbaruar dhe korrupsioni Berisha nuk ka më asnjë shpresë?
Pse, nëntë gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese vërtet do të mund të votojnë kundër aderimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian?
Pse, ja dhe votuan, nuk e dinë ata se politika amerikane dhe ajo europiano-perëndimore janë bashkuar në Shqipëri me politikën shqiptare në pushtet, dhe ata mund ta frenojnë çlirimin e Shqipërisë vetëm 30 ditë?
Po shqiptarët, nuk i dinë të gjitha këto?
Kjo është arsyeja që asgjë nuk mund të vijë më si frenim apo si bllokim i Reformës në Drejtësi. Shqiptarët që sot duhet e fillojnë festën e tyre. Kurse të korruptuarit duhet të dorëzojnë gjënë e vjedhur dhe të mendojnë seriozisht për mbrojtjen e tyre. Koha është kundër tyre, se është me progresin perëndimor shqiptar.
Politikani që nuk e kupton kohën e vet, kur atë e ka kundër tij, dhe vepron kunder saj, humbet në humnerën e ndëshkimit dhe të harresës historike.

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.