Erion Veliaj 'shuan gjakrat', merr pjese ne kampin veror te LRI ne Jale
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka marrë pjesë në një bashkëbisedim me të rinjtë e LRI-së gjatë seminarëvë që po zhvillohen në kampin veror të Jalës.Prania e Veliajt në organizimin e LRI-së, i ulur pranë kryetarit Meta, mund të lexohet si një levizje për të qetësuar “gjakrat” me përfaqësuesit e LSI-së, duke i respektuar në aktivitetin e tyre që tashmë është shndërruar në një rutinë të përvitshme për të rinjtë e kësaj levizje.Disa ditë më parë, në kampin veror të Jalës, kanë marrë pjesë edhe anëtarë të tjerë të PS-së, ku mes tyre mund të veçohet Arta Dade.