Media e DASH: Sali Berisha rizgjidhet kryetar i Partisë Demokratike
Media shtetërore amerikane, Zëri i Amerikës, i ka bërë jehonë rikthimit të Sali Berishës në krye të Partisë Demokratike.
VOA, media e financuar nga qeveria dhe e njohur si një organ i rëndësishëm i DASH, shkruan se ‘Sali Berisha u rizgjodh kryetar i PD’.
“Komisioni i zgjedhjeve bëri të ditur se zoti Berisha u zgjodh kryetar me 40 mijë e 820 vota, ose 93.45 për qind të votave.
Konkurrenti tjetër, Ibsen Elezi, mori 2 mijë e 532 vota ose 5.8 për qind e votave, ndërsa gjithsej në votime morën pjesë 43 mijë e 680 anëtarë të Partisë Demokratike.
Zoti Berisha e quajti rizgjedhjen dhe procesin si “mrekullia e vërtetë shqiptare në shekullin 21”. Në një fjalë të shkurtër pas publikimit të rezultateve zgjedhore, ai tha se “misioni është që të shpëtojmë Shqipërinë nga një regjim që kurrë nuk e meritoi pushtetin” dhe se “duhej bërë gjithçka që ëndrrat e të rinjve të bëhen realitet në këtë vend”,” shkruan VOA.
Më tej theksohet rruga që ndoqi Berisha për rikthimin, duke nisur nga Foltoret që organizoi në mbarë vendin.
LEXO TE NGJASHME