Meta: Tragjedia e ndodhur ne Itali na ka prekur

0000 liri meta

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta, u ka dërguar sot dy telegrame ngushëllimi Kryetares së Dhomës së Deputetëve, Laura Boldrini, dhe Kryetarit të Senatit italian, Pietro Grasso, për tragjedinë e shkaktuar nga tërmeti i rëndë i datës 24 gusht 2016 në Itali.

“Në emër të Kuvendit të Shqipërisë dhe në emrin tim personal dëshiroj t’ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta për ju dhe popullit italian për viktimat dhe dëmet e shkaktuara nga tërmeti i ditës së sotme. Kjo tragjedi ka tronditur thellë popullin shqiptar, i cili në këto çaste të vështira edhe për të, ndodhet pranë popullit mik italian, pranë familjeve të viktimave dhe të dashurve të tyre”, shkruan Meta në telegramin e tij për zonjën Laura Boldrini, kryetare e Dhomës së Deputetëve.

“Të gjithë anëtarët e Kuvendit të Shqipërisë dhe unë personalisht qëndrojmë pranë Jush dhe popullit mik italian në përballimin e dhembjes së përbashkët njerëzore dhe të pasojave katastrofike e dëmeve njerëzore, morale dhe materiale si pasojë e këtij tërmeti të tmerrshëm”, shkruan kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta, në telegramin për kryetarin e Senatit italian Grasso. 

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta, ju konfirmoi edhe njëherë dy politikanëve të lartë italianë mbështetjen e fortë për popullin italian në këto ditë të vështira dhe dramatike dhe uroi shërim sa më të shpejtë për të lënduarit e kësaj katastrofe të rëndë natyrore

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.