Zgjedhjet në PD/ Gështenja: Berisha edhe mund të mos bëjë hapa pas
Deputeti demokrat Lefter Gështenja, ka folur për ngjarjet brenda PD-së dhe nëse Sali Berisha duhet të largohet njëlloj si Basha.
I ftuar në emisionin ‘Të Paekspozuarit’, pas pyetjeve të gazetarit Ylli Rakipi, deputeti Gështenja sugjeroi se Berisha edhe mund të mos e bëjë këtë hap pas, duke nënkuptuar se nuk ka më arsye për tu tërhequr.
Pjesë nga intervista:
Rakipi: Ju jeni që zoti Berisha të bëjë hap mbrapa?
Gështenja: Unë jam i pari që kam kërkuar që të gjithë bashkë të bëjmë hap pas.
Rakipi: Jo, jo, kjo është metaforike. Po të pyes për Sali Berishën. Po e dridhni tani bisedën. Duhet apo jo të bëjë hap pas Berisha? Kështu kuptojmë qëndrimin tuaj.
Gështenja: Basha zgjodhi vetë të dorëhiqej. Berisha edhe mund të mos e japë. E zgjedh vetë…
Rakipi: Aaaa e pra. Mund të mos e japë, thotë zoti Gështenja. Pra, pak a shumë po thotë jo.
LEXO TE NGJASHME