Partia Socialiste mban sot Kongresin, publikohet axhenda
Partia Socialiste do të mbajë sot, më 9 prill Kongresin e saj, i cili fillon në orën 12:00 në Pallatin e Kongreseve. Në Kongres do të analizohet puna e mazhorancës në këtë mandat të tretë dhe do të bëhen ndryshime në statut. Po ashtu, do të vendoset ndërprerja e mandatit për 61 kryetarët e partisë në çdo degë dhe zëvendësimi i tyre me një proces zgjedhor që do të përfundojë në qershor.
Kongresi do të paraprihet, sipas axhendës, në orën 09:30 - 11:335 nga disa takime dhe fjalime të ministrave në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” si dhe në sheshin “Nënë Tereza”.
AXHENDA
5 PANELET 09:30-11:35
Rinia dhe Inovacioni, vendi: Kollonat mes Sheshit Italia dhe Sheshit Nënë Tereza, folës: Erion Velia, Bora Muzhaqi, ora 9.30-09.50
Integrimi dhe Politika e Jashtme, vendi: Sallë e Pallatit të Kongreseve, folës:O.Xhaçka, N.Peleshi, ora 9.50-10.20
Bujqësia dhe Siguria Ushqimore, vendi: Sheshi Nënë Tereza, folës:F.Krifca, Arben Pëllumbi, ora10.20-10.40
Energjia, Mobiliteti, Mjedisi, vendi: Sheshi Italia, folës:B.Balluku, M.Kumbaro, ora 10.40-11.10
Shëndetësia dhe Mbrojtja Sociale, vendi Bulevardi, folës:O. Manastirliu, Delina Ibrahimaj, ora 11.10-11.35
Çelja e punimeve të Kongresit 12-13:00
12:00 – HAPJA E PUNIMEVE – Fjala e Sekretarit të Përgjithshëm të PSSH.
12:05 –KËSHILLIMI KOMBËTAR – Elisa Spiropali-Paraqitje e rezultateve të procesit.
12:20–HAPJA DHE FUQIZIMI I PS – Ditmir Bushati – Akademia, vizioni dhe roli i saj në përthithjen dhe zhvillimin e kapaciteteve në radhët e PS
12:00 – PËRFAQËSIMI i qytetarëve dhe PËRGJEGJËSITË e mazhorancës – Taulant Balla
12:35 – Fjala e Kryetarit të PSSH-së z.Edi RAMA.
B) Sesioni i punimeve formale
13:30 – Çelja e pjesës organizative.
13:35 – STATUTI – Prezantimi i paketës së ndryshimeve në Statutin e PSSH-së.
13:45 - PROPOZIME për shtesa dhe përmirësime në draft statutin e PSSH-së. VOTIM i ndryshimeve në statut.
14:00 - DIGJITALIZIMI – Prezantim i platformës së re digjitale për komunikimin me strukturat e partisë dhe publikun.
14:15 – DISKUTIME – Hapje e diskutimeve të lira nga delegatët e Kongresit.
15:00 - MBYLLJA E PUNIMEVE TË KONGRESIT
SHËNIM: Paralelisht me diskutimet e lira, anëtarët e Asamblesë Kombëtare do të kryejnë në hollin e Pallatit të Kongreseve votëbesimin e Sekretariatit Ekzekutiv të PSSH-së.
LEXO TE NGJASHME