Topalli: Iku me turp! Tre rastet kur u shkarkua Lulzim Basha

topalli.bash.shkarkkimim

Ish-nënkryetarja e PD, Jozefina Topalli, deklaroi në emisionin 'Opinion' se Lulzim Basha është larguar si asnjë kryetar tjetër përmes tre proceseve. Ajo theksoi se Lulzim Basha është larguar me turp.

"E para u largua nga Kuvendi i 11 dhjetorit, e dyta u largua përmes referendumit te anëtarësia dhe së treti nga vota e atyre që votojnë kundra qeverisë. Nuk di një rast tjetër të një politikani që të jetë larguar në mënyrë të turpshme.”-tha Topalli.

Topalli deklaroi se po të kishte qenë një dorëheqje dinjitoze duke pranuar humbjen dhe përgjegjësitë, të gjithë do kishin mbyllur gojën.

“Ai vazhdon t’i thotë shqiptarëve, të tallet me inteligjencën e tyre, nuk thotë se unë kam humbur. Sigurisht që ka ikur, por pas dorëheqjes ndodhën disa gjëra që fiks ka qenë kjo parti në 10 vite.”-tha Topalli.

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.