Qytetarët sërish në protestë për çmimin e naftës, paralajmërimi për të premten dhe të shtunën
Qytetarët kanë protestuar kundër rritjes së çmimit të karburantit dhe produkteve ushqimore ndërsa nesër do jenë sërish në bulevard. Në kërkesat e tyre qytetarët kanë renditur një paketë fiskale në mënyrë që të ndihmohen nga qeveria.
Përfaqësuesi i taksistëve deklaroi sot se të premten do të protestojnë me makina duke bllokuar bulevardin, ndërsa qytetarët të shtunën, duke nisur në orën 11:00 do të marshojnë nga sheshi 'Skënderbej.'
Qytetarët theksojnë se në krizë e luftë ndodhet Ukraina, por jo Shqipëria. Ata kanë paralajmëruar se do të mblidhen çdo ditë në orën 17:00 para kryeministrisë.
LEXO TE NGJASHME