Bylykbashi: Mazhoranca vazhdon me kërcënimet ndaj medias

bylykbashi 663x376

Nënkryetari i Komisionit për Reformën në Drejtësi, Oerd Bylykbashi, akuzon me anë të një deklarate për shtyp ka akuzuar mazhorancën se po tenton të kërcënojë lirinë e medias me anë të një ligji tjetër, atë mbi Prokurorinë e zakonshme.

Deklaratë e nënkryetarit të Komisionit për Reformën në Drejtësi, Oerd Bylykbashi

Vesi del me shpirtin thone...

Kjo mazhorance e ka tmerr lirine e medias, si eterit e 1944 qe i frymezojne. Para tre ditesh sollen ne komision ligjin per Prokurorine Speciale te cilin e kishin hartuar ne erresire te plote, me te cilin media denohej nese tentonte te bente transparence, duke e quajtur "ndikim te papershtatshem"! Opozita dhe media e denoncoi menjehere. Ai nen nuk kalon!

Por keta nuk heqin dore nga kercenimi mbi median! Mesa duket, te njejtin kercenim e kane futur tek ligji i Prokurorise se zakonshme; ligj tjeter ky. Edhe kete e kane gatuar te vetem ne komision kur u mblodhen para miratimit te amendamenteve kushtetuese, atehere kur Opozita nuk ishte e pranishme. Si cdo gje tinzare, edhe kjo eshte bere ne fshehtesi.

Ky nen i ri qe vret lirine e medias nuk ka asnje shans (as teorik) te kaloje! Opozita do ta kundershtoje kete tentative te re mazhorances!

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.