Kokedhima refuzon propozimin e Rames.Nuk do te pleqeroj me ty

edi rama koco kokedhima 1463050217 2952038

Kur Koço Kokëdhima ishte ende deputet, Kryeministri Edi Rama gjatë një takim me banorët në Himarë së bashku me ish-deputetin, deklaroi se do të pleqërojë së bashku me Kokëdhimën në Vuno.

Por, heqja e mandatit të deputetit ka prishur marrëdhënien Rama-Kokëdhimën. Ky i fundit, sot ka refuzuar publikisht Kryeministrin Rama për të kaluar pleqërinë me të.

I pyetur nga gazetari Eni Shehu i ABC News, Kokëdhima foli edhe për afrimitetin e tij me Ilir Metën, meqënëse kohët e fundit ka shkuar shpesh në vilën e kryeparlamentarin në Gjirin e Lalzit.

Këto përgjigje, Koço Kokëdhima i dha nga Dhërmiu, duke e bërë në këtë mënyrë refuzimin edhe më të hidhur për Kryeministrin, duke pasur parasysh faktin që edhe Rama është në Dhërmi, të cilin nuk e takoi fare.

“Për këtë punën e pleqërimit unë them se nuk do pleqëroj as në Vuno as në Lalëz, nuk kam ndërmend madje të pleqëroj por do të punoj deri në ditën e fundit të jetës”, tha ish-deputeti Kokëdhima.

Gjatë kohës që qëndronte në Dhërmi, Kokëdhima u pa në shoqërinë e Alket Hysenit, Drejtor i Drejtorisë për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe njëkohësisht Kryetar i Komisionit të Garancive Statutore në Partinë Socialiste.

 

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.