“Me Ukrainën në këtë orë të errët”, Meta dënon sulmin e Rusisë: Cënoi ligjin ndërkombëtar
Presidenti Ilir Meta ka reaguar përmes një postimi në rrjete sociale pas sulmit të nisur nga Rusia mbi Ukrainë, duke apeluar për tërheqje të menjëhershme nga Rusia.
Meta shkruan se Rusia ka shkelur ligjin ndërkombëtar dhe duke kërcënuar jetën e civilëve të pafajshëm.
“Shqipëria qëndron me Ukrainën dhe popullin e saj në këtë orë të errët!” shkruhen në postimin e Presidentit Meta.
Postimi
Shqipëria dënon sulmin e pajustifikueshëm të Rusisë ndaj Ukrainës, duke shkelur ligjin ndërkombëtar dhe duke kërcënuar jetën e civilëve të pafajshëm.
I bëjmë thirrje Rusisë të tërhiqet nga veprimet ushtarake kundër integritetit territorial dhe sovranitetit të Ukrainës!
Shqipëria qëndron me Ukrainën dhe popullin e saj në këtë orë të errët!
LEXO TE NGJASHME