Kerkesa e PD, jo qe te rrezoje nje mbret dhe ta zevendesoje me tjeter

jorida tabaku ne kembe pd 8267

Deputetja demokrate Jonida Tabaku thotë se PD-ja i qendron kërkesës për qeveri teknike, kërkesë kjo e ngritur që në 2015-ën, kur pakkush e mendonte. E pyetur nga GSH, “sa e mundur është një gjë e tillë dhe e e kanë mbështetjen e LSI në këtë rast”, Tabaku është përgjigjur:

“Z. Basha e ka kërkuar qeverinë teknike në dhjetor 2015, atëherë pakkush e mendonte diçka të tillë, por rrjedha e ngjarjeve i dha të drejtë asaj kërkese. Sot, nuk shtrohet më diskutimi nëse LSI është dakord për një qeveri teknike, duke qenë se kërkesa e PD nuk është për të rrëzuar një mbret dhe ta zëvendësojë me një tjetër.

Kërkuam që në dhjetor një qeveri teknike për shkak të mungesës të një shteti ligjor, për shkak se shteti është i kapur prej fyti nga persona të inkriminuar. Jo vetëm kaq, por qeveria aktuale nuk garanton një proces konform standardeve më minimale evropiane të zgjedhjeve. Sot i qëndrojmë kësaj kërkese duke parë gjendjen në të cilën ndodhet vendi.

Një qeveri e tillë është barrë e rëndë si për socialistët e ndershëm ashtu edhe për këdo aleat të tyre, është një barrë për çdo biznes dhe qytetar të ndershëm të cilësdo bindje politike. Prandaj dhe ftesa nuk është kufizuar në një subjekt partiak, duke qenë se nuk është menduar asnjëherë si një mënyrë e shkurtër për të ardhur në pushtet, në të kundërt është menduar si një shpëtim për shqiptarët nga një qeveri e padrejtë.”

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.