Sot Kuvendi, pritet votimi i kandidatëve të tjerë të KLGJ dhe KLP

kuvendi.sot

Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet në seancë plenare për të shqyrtuar dhe votuar disa projektligje.

Seanca nis në orën 10 me dy interpelanca. E para është ajo me ministren e Energjisë, Belinda Ballukun, thirrur nga deputeti i PD, Ferdinand Xhaferraj dhe e dyta, ajo me ministren e Bujqësisë, Frida Krifca, kërkuar nga deputeti i PS, Erion Braçe.

Më pas votohen tre projekligje dhe projektvendime, ndër të cilat një ndryshim kushtetues,  miratimi i listës në bllok të kandidatëve të përzgjedhur për në Këshillin e Lartë Gjyqësor nga radhët e pedagogëve të Drejtësisë dhe Magjistraturës.

Po ashtu, miratimi i një liste tjetër me pedagogë për në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, kandidatë po nga Fakulteti i Drejtësisë dhe Shkolla e Magjistraturës.

 Image

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.