Mbështetësit e tij shkelmuan derën e selisë së PD, Berisha: S'ka bravë që ndalon revolucionin
Në një konferencë për mediat nga ambientet e selisë blu, ku u shkallmua dhe një prej dyerve të kësaj godine, Berisha s’i ndali ironitë për Bashën, që e cilësoi me epitetin ‘Lul brava’.
Pyetja kur një pakicë mendon të shtypë një shumicë, ajo ose është pakicë totalitare, ose është pakicë terroriste. Ose është pakicë banditeske. Mbyllja e dyerve të selisë për PD nga pengbasha, apo Lul Brava është akt i shëmtuar.
Siç është i shëmtuar, futja e eksponentëve të armatosur te qeverisë dhe banditë në selinë e demokratëve. Kjo është selia e lirisë, dhe jo e armëve. Në këtë kontekst, nuk është Sali Berisha as këta zotërinj të përkohshëm që ka bërë lojë me brava. Ka bërë lojë me brava në mënyrë të turpshme.
E ka nisur dhe bitisur Lulzim Brava. S’ka bravë, forcë, s’ka asgjë që mund të ndalojë këtë revolucion pa zbatuar vendimet e anëtarëve të tij. Edhe një herë, besoj se u shpreha qartë.”, tha Berisha.
LEXO TE NGJASHME