Referendumi/ Zbulohet ora dhe vendi ku do të votojë ish-kryeministri Sali Berisha

Sali Berisha duke votuar1639786448

Partia Demokratike zhvillon sot referendumin e anëtarësisë, për ratifikimin e vendimeve të marra nga Kuvendi Kombëtar i 11 dhjetorit. 

Anëtarësia do të shprehet përmes votë nëse është 'Po' apo 'Jo' shkarkimit të Lulzim Bashës nga kryetar i Partisë Demokratike. Shkarkimi i Bashës u votua nga 4446 delegatë të Kuvendit të shtunën e kaluar. 

Pak orë nga hapja e qendrave të votimit, Syri.net ka mësuar orarin dhe vendin ku do të votojë lideri historik i PD, Sali Berisha. 

Mësohet se Berisha do t'i drejtohet qendrës së votimit rreth orës 10:00, në degën e nr.2 të PD. 

Qendrat e votimit në të gjithë vendin do të hapen në orën 08:00 dhe do të mbyllen në 17:00. Image

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.