Korrupsioni/ Ish-ministri Koka del sot para gjykatës
Ish-ministri Lefter Koka do të dalë sot para gjykatës për verifikimin e masës së sigurisë, ku edhe mund te japë shpjegime ne lidhje me akuzën ndërsa ka zgjedhur si mbrojtes avokatin Fatmir Braka.
Seanca do të zhvillohet në orën 11:15 minuta nga gjyqtari i çështjes që ka vendosur edhe masën paraprake Erion Bani. Ndërkohë prokuroria vijon hetimet.
SPAK e akuzon ish-ministrin e Mjedisit Lefter Koka se ka marrë 3.7 mln euro në mënyrë të paligjshme nga kompania koncesionare e incineratorit të Elbasanit, fonde që kompanitë i kanë marrë në buxhetin e shtetit.
Paraditen e 14 dhjetorit 2021 Ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka ishte i vetmi nga tre personat - për të cilët u kërkua arresti - ku vendimi i gjykatës u zbatua ndërsa dy administatorët e kompanive fituese të tenderit nuk u gjeten në banesë.
Policia vijon kontrollet për arrestimin e tyre.
Stela Gugallja që është pronarja e kompanisë Albtek Energy si dhe Klodian Zoto që është pronar i kompanisë "Integrated Technology Services" akuzohen për korrupsion të zyrtarëve të lartë dhe të pastrimit të parave.
Ndërkohë incineratori i Elbasanit u shpall i sekuestruar.
LEXO TE NGJASHME