E-maili i miliarderit George Soros pas 21 janarit për Hillary Clinton: Berisha të tërhiqet!

xhorxh soros albest

E-maile të tjera të kohës kur Hillary Clinton ishte Sekretare Shteti kanë dalë në dritën e publikimeve. Miliadreri i majtë dhe aktivisti George Soros duket se i ka dhënë këshilla Klintonit për Shqipërinë.
Një e-mail i publikuar nga VVikiLeaks tregon se Soros ndërhyri te Sekretarja Clinton lidhur me një çështje ndërkombëtare që kishte të bënte me një konflikt në Shqipëri. Pas protestës së 21 janarit 2011, që përfundoi me katër viktima, Soros i kërkoi Clintonin që qeveria amerikane të ndërhyjë te Berisha urgjent dhe të dërgojë një ndërmjetës për zgjidhjen e krizës.
Ja e-maili që i dërgoi George Soros, Clintonit
“E dashur Hillary,
“Një situatë e rëndë është krijuar në Shqipëri që lyps vëmendje urgjente në nivele të larta nga ana e qeverisë amerikane. Sikurse mund ta dish një protestë e opozitës në Tiranë të premten përfundoi me vdekjen e tre njerëzven dhe shkatërrim prone.
“Ka shqetësime të serioze për protesta të mëtejshme lidhur me një anti-miting që pritet të organizohet nga partia qeverisëse të enjten sdi dhe një një evenet tjetër i opozitës dy ditë më pas për të përkujtuar viktimat.
“Mundësia që dhjetëra mijëra njerëz të dalin nëpër rrugë në një mjedis politik tashmë të ndezur vë në rrezik rikthimin e rendit publik dhe procesin e brishtë demokratik të vendit”

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.