Ambasadorja Kim: Pavarësisht se çfarë mund të ndodhë brenda ose jashtë Shqipërisë, pozita e SHBA nuk ka për të ndryshuar

yuri kim 1 732x450 1

Në ekspozitën e hapur në sheshin “Skënderbej” , “Në emër të Amerikës”, në kuadër të 75-vjetorit të largimit të misionit amerikan ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë Yuri Kim ka mbajtur dhe një fjalë të rastit.

Ambasadorja Kim theksoi se pavarësisht se çfarë mund të ndodhë brenda ose jashtë Shqipërisë, pozita e SHBA-ve nuk do të ndryshojë.

“Këtë vit festuam dhe 30-vjetorin e rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe SHBA-ve. Të gjithë jemi në dijeni për fillimin e këtyre marrëdhënieve me rënien e perandorisë osmane. Jam shumë krenare si amerikane që ishte presidenti Wilson që tha se Shqipëria është një vend, është një komb dhe meriton të jetë e pavarur dhe e lirë.

SHBA-të nuk janë lëkundur kurrë, ju e meritonit të ishit një vend i lirë dhe i pavarur. Pavarësisht se çfarë mund të ndodhë brenda ose jashtë Shqipërisë, kjo pozitë nuk ka për të ndryshuar. Pas përfundimit të LIIB, një mision vëzhguesish amerikanë ishin vendosur në Tiranë për të rivendosur marrëdhëniet mes SHBA-ve dhe Shqipërisë, por qeveria komuniste ishte kundër. Diktatura komuniste filloi të mbyllte vendin, duke ndërtuar qindra bunkerë të panevojshëm.

Kjo është arsyeja pse është dhe kjo ekspozitë sot, komunistët nuk donin vetëm ta mbyllnin vendin fizikisht, por edhe shpirtërisht. Ajo që ndodhi ishte që me qindra persona filluan të persekutoheshin duke i dërguar në kampe përqendrimi. Është një histori persekutimi dhe brutaliteti, por gjithashtu një histori qëndrese dhe dinjiteti.

Është e rëndësishme të kujtojmë gjithë këta njerëz, gjithë ato tmerre që këta njerëz kanë kaluar, të kujtojmë ato burra dhe gra.
Demokracia që kemi sot mund të mos jetë perfekte, mund të mos jetë e plotë, por është e rëndësishme të kujtojmë se ajo është blerë përmes gjakut e djersës. Është një gjë e çmuar dhe të gjithë ne duhet ta mbrojmë atë”, deklaroi ambasadorja Yuri Kim.

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.