Mediu-Rames- Ktheju pronat,te zoterve ne Himare
Mediu tha: Partia Republikane dënon çdo formë te dhunes qeveritare mbi banoret e Himares dhe gjithe bregdetit dhe kerkon kthimin e pronave ne bregdet dhe mbare Shqiperine, si nje e drejte ligjitime e banoreve te ketyre zonave qe I kane ndertuar dhe trasheguar keto prona nder shekuj
Partia Republikane kerkon te regjistrohen te gjitha pronat e pronareve te ligjshem shtepi apo prona te tjera ne Himare, e gjithe bregdetin, te hipotekohen dhe paisen me certifikatat e pronesise.
Eshte e turpshme, kur nga njera ane qeveria legalizon paligjshemrine dhe atyre familjeve qe e kane prone prej shekujsh nuk ja njeh.
Te ndalet cdo projekt shkaterrues ne emer te interesit publik korruptiv qe cenon pronen legjitime dhe I sherben vetem interesave korruptive te pushtetit.
çdo plan zhvillimi ka nevoje per gjykimin dhe mbeshtetjen e komunitetit. As Kryeministri dhe askush tjeter nuk ka te drejte te sillet si pronar me pronat e bregdetasve.
Kjo perle e natyres shqiptare me potenciale te jashtezakonshme per zhvillimin e turizmit do te zhvillohet vetem atehere kur prona te shkoj tek I zoti, por njekohesisht, duke ruajtur vlerat historike.
Betonizimi dhe babezia kane shkaterruar ato pak vlera historike qe I kane ngelur vendit tone dhe kjo eshte fatkeqesi kombetare.”