Berisha: PD-ja zyrtare është Kuvendi! Basha t'i kontrollojë firmat te zyra e Edi Palokës

 Sali Berisha1636670696

Lideri historik i demokratëve Sali Berisha deklaroi gjatë një ndërhyrje telefonike për 'Opinion' se PD-ja zyrtare është Kuvendi i thirrur nga 4200 delegatë në 11 dhjetor.

Berisha iu përgjigj sulmeve të Lulzim Bashës dhe mbështetësve të tij lidhur me vlefshmërinë e firmave, duke i ftuar të shkojnë nesër dhe t'i kontrollojnë te zyra e Edi Palokës. 

“Dua të ndërhyj së pari për të vërtetën të cilën po përpiqen ta sfumojnë me gënjeshtra, falsifikime e mashtrime. Është hera e parë në historinë e këtij vendi pas 12 dhjetori të ’90 që qytetarë të lirë, anëtarë të kësaj partie marrin në dorë Kuvendin e saj. Përdoret në mënyrën më të padenjë e qesharake kamera televizive për të paraqitur dosjen për të vlerësuar gjoja dosjet me firmat. Kemi të bëjmë me raportin që kanë me lirinë drejtues të PD dhe avoketërit e tyre mjeranë të cilët janë të vetmit që i besojnë Lul Bashës ose që duan të besojnë se gënjejnë. Legjitime është kur mashtrohen, por kur e di që mashtron e të mashtrojnë është mjerane. Duhet t’ju them se ky është rasti i parë në histori që anëtarët thërrasin Kuvendin e tyre për lirinë. Injoranca kurrë nuk është dhe nuk do të jetë argument, që kur është themeluar Asambleja, anëtarësia ka mbledhur Asamblenë. Kemi të bëjmë me një koncept fondamental këtu janë ata që kanë frikë nga liri dhe anëtarësia të cilët të tmerruar që nuk bëjnë dot 10 metra për të shkuar për të kontrolluar firmat. Nuk ka palë këtu, këta që kanë firmosur, ta ftojnë të gjithë që janë anëtarë, por në këtë rast në Kuvend. Është shumë e thjesht të ftoj ty Fevziu dhe ata që bëjnë avoketërit e Bashës të shkojnë te Edi Paloka të marrin një më një dokumentet, formularët që kanë. Nëse Edi Rama vendos të bëjë atë që nuk e bëri dot Ramiz Alia, le ta provojë".

"PD-ja zyrtare është Kuvendi", tha Berisha, ndërsa replikoi me gazetarin Robert Rakipllari.  

Robert Rakipllari: Unë nuk jam këtu për t'i bërë avokatinë Lulzim Bashës, por po ju zoti Berisha që i keni avokatinë Lulzim Bashës për 16 vite...

Sali Berisha: Unë i kam sqaruar shqiptarët. Kam kërkuar ndjesë për mbështetjen që i kam dhënë. Por duhet të respektohen parimet themelore. Ju ftoj të shkoni nesër. 

Robert Rakipllari: Unë nuk kam pse të shkoj. Ju keni detyrimin për t'i bërë emrat publikë. Janë sekretë këta persona?

Sali Berisha: Jo, nuk janë sekretë. Merrni ekipin e gazetarëve tuaj nesër...

Blendi Fevziu: Nesër do të shkojë Rakipllari bashkë me gazetarët. 

Sali Berisha: Ka një problem të vogël. është e paprecedetë, sepse nuk ka ndodhur kurrë një Kuvend i thirrur nga anëtarët, duhet respektuar më shumë. Pse ka tmerr dhe frikë peng-kryetari? 

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.