Nishani: Mbi 70% të delegatëve kanë firmosur mbledhjen në 11 dhjetor

Bujar Nishani 696x414 1

Ish-presidenti Bujar Nishani ka informuar publikun se e kanë firmosur formularin për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar mbi 70 % të delegatëve në rang kombëtar.

I ftuar në ‘Opinion’, Nishani theksoi se gjendja aktuale e PD sot është thelbi i kësaj lëvizje politike të ndërrmarrë nga ish-kryeministri Beërisha, i cili po i shërben jo vetëm PD por gjithë sistemit politik në vend.

Nishani: Deri tani kanë firmosur mbi 70 % të delegatëve në rang kombëtar për thirrjen e Kuvendit. Varjon nga 55%-56% në disa degë dhe në deri 98% në disa degë të tjera. Plotësohet edhe kuorumi mbi 50% për të marrë vendime. Ndryshimet statusore mbeten

Dua të nënvizojë faktin se të gjithë ata që e shofin këtë problematikë të madhe në PD si një problem mes zotit Berisha dhe Basha, kjo është parja në mënyrë shumë sipërfaqësore, madje ikje nga thelbi i të vërtetës, nga problemi më i madh politik për shqetësimin se ku ndodhet sot PD. Është e papranueshme nga shumica dërrmuese e delegatët e Kuvendit Kombëtar, që PD presupozohet të ishte sot një alternatrivë qeverisëse, është sot e pafuqishme për tu konsideruar një opozitë reale në vend.  Situata në PD është thelbi i shqetësimit dhe i kësaj ndërrmarrje politike dhe nuk është vetëm në shërbim të PD por në shërbim të sistemit politik në vend.

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.