Zgjidhet sekretari i Komisionit Hetimor, ja emri që propozuan socialistët
Klevis Xhoxhi, anëtar socialist i Komisioni Hetimor është zgjedhur sekretar i Komisionit. Emri i tij është propozuar nga nënkryetari i Komisionit, Tonin Gogu. Ky vendim u mor pas 4 mbledhjesh të Komisionit hetimor, ndërsa më herët kjo çështje ka shkaktuar debate.
Gogu: Ne propozojmë zotin Klevis Xhoxhi.
Alibeaj: Sekretari i takon pjesës së shumicës. E hedh në votim. Të gjithë pro, asnjë kundër, asnjë abstenim.
Zoti Klevis Xhoxhi zgjidhet anëtar i Komisionit. Urime zoti Xhoxhi.
Kush është Klevis Xhoxhi?
Klevis Xhoxhi në tetor të vitit të shkuar u emërua Prefekt i Elbasanit, ndërsa më herët kishte mbajtur postin e këshilltarit të kryeministrit Rama, për Çështjet e Sigurisë. Në vitin 2008-2015 u pozicionua si drejtor i Qendrës Ekonomike të Arsimit Elbasan. Nga viti 2015 në vazhdim, mori përgjegjësinë e pozicionit zëvendëskryetar Bashkie në Elbasan, ndërkohë që viti 2019 e deri në tetor të vitit të shkuar, Xhoxhi mbante postin e drejtorit te Kadastrës Elbasan.
Në detyrat e tij, Xhoxhi është njohur si profesionist dhe i përpiktë. Ndërkohë që më 8 mars, Xhoxhi u rendit i dyti në listën e Partisë Socialiste në qarkun e Elbasanit.
LEXO TE NGJASHME