Berisha: Nesër mbahet Foltorja e Shkodrës, ja ku do të zhvillohet takimi
Lideri historik demokrat, Sali Berisha njoftoi sot se të premten do të mbahet takimi i Foltores së Shkodrës.
Njoftim!
Nesër, ditën e premte me datën 1 tetor në ora 18:00 në sallën e Kinema Milenium të qytetit të Shkodrës do mbahet “Foltorja: Për një Parti Demokratike më të bashkuar, më të fortë, më të hapur”.
Ftoj demokratet dhe demokratët e Shkodrës të marrin pjesë.
Vetëm të bashkuar fitojmë!
LEXO TE NGJASHME