PD kërkon largimin e Fatmir Xhafajt nga komisioni i reformës në drejtësi

zhupa 620x325albest

Partia Demokratike ka kërkuar largimin e Fatmir Xhafës nga Komisioni i Reformës në Drejtësi. Në një deklaratë për mediat, zëdhënësja e kësaj force politike Ina Zhupa, u shpreh se Xhafaj është në konflikt interesi pasi është vëllai i një trafikanti ndërkombëtar droge.

“Fatmir Xhafaj nuk mund të vazhdojë të jetë më pjesë e këtij komisioni, aq më tepër ta drejtojë atë. Ai është në konfliktin me të rrezikshëm të interesit, dhe i papranueshëm në sytë e çdo qytetari”, deklaroi Zhupa.

PD akuzoi edhe Kryeministrin Rama të cilin e cilësoi si kumbarin e kësaj skeme, për të kapur reformën në Drejtësi. Sipas PD-së ky qëndrim i Edi Ramës rikonfirmon planin e tij për kapjen e drejtësisë.

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.