Kërkesa e veçantë e Presidentit Nishani për shqiptarët e Dispasorës

 Unioni i shqiptarëve në Suedi 2 787x420

Presidenti i Republikës së Shqipërisë Bujar Nishani tha se shqiptarët e Diasporës duhet të bëhen pjesë e administratës publike në Shqipëri.

Gjatë fjalës që mbajti në 70-vjetorin e krijimit të Organizatës Kombëtare shqiptaro-amerikano (ANNO) Nishani tha se duhet të krijohen kushte më lehtësuese, që bizneset e diasporës shqiptare të inkurajohen dhe të zhvillojnë bizneset e tyre edhe në Shqipëri. 

"Shqiptarët janë kombi që nxori "Nënë Terezën", kemi figura të shumta edhe nga diaspora. Kemi shumë sfida përpara dhe jemi të ndërgjegjshëm për vështirësitë dhe kemi nevojë për një shpresë të fortë dhe ju duhet të mbështesni Shqipërinë. Diaspora shqiptare në botë dhe posaçërisht në SHBA duhet përfshirë në përgjegjësi me konkrete në Shqipëri. Kapacitetet që janë arsimuar dhe edukuar në SHBA duhet të bëhen pjesë e administratës publike në Shqipëri. Duhet të krijojmë kushte më lehtësuese, që bizneset e diasporës shqiptare të inkurajohen dhe të zhvillojnë bizneset e tyre edhe në Shqipëri", - deklaroi ai.

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.