Nis sot punimet parlamenti i Kosovës, seanca e parë pas pushimeve të verës

0.1kosove.punime.kuvend

Pas pushimit veror, deputetët e Kosovës do t’iu drejtohen sot ulëseve të Kuvendit në seancën e parë plenare për sesionin vjeshtor.

Seanca do të fillojë me pikat e rëndomta, deklarime jashtë rendit të ditës dhe pyetje parlamentare, për të vijuar me shqyrtimin e parë të Projektligjit për të drejtat pronësore të shtetasve të huaj në Republikën e Kosovës dhe atë për Agjencinë për parandalimin e korrupsionit.

Në këtë seancë pritet të formohet edhe komisioni ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për 8 anëtarë nga komuniteti shqiptar dhe një anëtar nga komuniteti serb në Bordin e RTK-së.

Rendi i ditës:

1.Deklarimet jashtë rendit të ditës,
2.Pyetjet parlamentare,
3.Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,
4.Shqyrtimi i parë i Projektligjit për të drejtat pronësore të shtetasve të huaj në Republikën e Kosovës,
5.Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Agjencinë për parandalimin e korrupsionit,
6.Formimi i komisionit Ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për 8 (tetë) anëtarë nga komuniteti shqiptarë dhe 1 (një) anëtar nga komuniteti serb në Bordin e RTK-së.

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.