Zbulohet data e votëbesimit të qeverisë ‘Rama 3’ në Parlament

0.5kuvendi e1631696157715

Një ditë më parë presidenti Ilir Meta dekretoi pa asnjë hezitim të gjithë emrat e propozuar si ministra nga Edi Rama.

Shumica socialiste në parlament do t’i propozojë konferencës së kryetarëve mbledhjen e parlamentit të enjten 16 shtator për votëbesimin e qeverisë ‘Rama 3’.

Përpara betimit në presidencë Kryeministrit do t’i duhet të marrë votëbesimin në parlament përmes një seance të posaçme nga ku do të prezantojë programin e qeverisë.

Kjo pritet të jetë një seancë e gjatë dhe me debate pasi çdo ministër do të paraqesë programin e ministrisë që do të drejtojë e t’i përgjigjet pyetjeve nga opozita.

Kjo seancë zhvillohet përpara kësaj të diele të 19 Shtatorit pasi kryeministri udhëton drejt New York-ut për të marrë pjesë në punimet e asamblesë vjetore të OKB-së.

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.