Rama çon emrat e kabinetit të qeverisë së re tek Presidenti/ Meta kërkesë Prokurorisë për verifikim

0.7meta 2

Presidenti i Republikës, Ilir Meta i është drejtuar me një shkresë Prokurorisë, ku i kërkon informacione mbi emrat e rinj të kabinetit qeveritar, që ka propozuar kryeministri Edi Rama.

Për të gjithë emrat, Presidenti përpara se të hedhë firmën për dekretim kërkon nga Prokuroria të dijë nëse për ndonjërin prej tyre ka procese hetimore apo penale që janë nisur apo mund të jenë në fazë vlerësimi.

Kreu i Shtetit i bën thirrje Prokurorisë që nëse ka informacione pa cenuar sekretin hetimor, t’ia përcjellë institucionit sa më parë.

“Nëse për këta shtetas disponon informacione të kësaj natyre, pa cenuar sekretin hetimor kërkojmë që të informohemi mbi gjendjen e procedimit dhe statusin e secilit prej shtetasve të mësipërm. Lutemi, që ky informacion të na përcillet brenda një kohe sa më të shpejtë, pasi siç ju e dini sipas nenit 98  të Kushtetutës, Presidenti i Republikës do të duhet të shprehet mbi këto emra brenda 7 ditëve nga administrimi i propozimit prej kryeministrit”, mbyllet shkresa e Presidentit Meta.

Kujtojmë qe Presidenti Ilir Meta dekretoi një ditë më parë (11 shtator) Edi Ramën si Kryeministrin e Shqipërisë.

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.