PS kërcënon Nishanin: Tërhiq dekretin për zgjedhje në Dibër!
Partia Socialiste e ka konsideruar shkelje të Kodit Zgjedhor, dekretimin e datës së zgjedhjeve të pjesshme lokale në Bashkinë e Dibrës.
Deputetja e PS, Blerina Gjylameti i bëri thirrje Presidentit Nishani që të tërheqë dekretin dhe ta konstatojë atë si të pavlefshëm, pasi është në kundërshtim me kodin zgjedhor, për aq kohë sa nuk ka hyrë në fuqi ende vendimi i Gjykatës Kushtetuese.
“PS pasi u njoh me dekretin e Presidentit mbi caktimin e 11 shtatorit për zhvillimin e zgjedhjeve për kryetar bashkie në Peshkopi, gjykon se ky akt individual i presidentit ka dalë në kundërshtim me përcaktimin e kodit zgjedhor për caktimin e datës së pjesshme vendore. Publiku është njohur me vendimin nëpërmjet një njoftimi për media që Gjykata Kushtetuese ka nxjerrë dje mbi ankimin e kryetarit të shkarkuar të bashkisë Peshkopi Shukri Xhelili”, u shprehn deputetja socialiste.