Blinken falenderon Ramën për ofertën e Shqipërisë për t'i dhënë strehë, afganëve
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka falenderuar në vazhdimësi, vendet aleate të NATO-s që po mbështesin SHBA-në në evakuimin e diplomatëve dhe civilëve nga Afganistani.
Orët e fundit Blinken tha se foli me aleatët e NATO-s mbi situatën në Afganistan dhe përpjekjet tona të përbashkëta për të evakuuar në mënyrë të sigurt qytetarët tanë, shtetasit e vendeve partnere dhe afganët në rrezik. Ne qëndrojmë të bashkuar në thirrjen për të ndaluar të gjithë dhunën dhe shkeljet e të drejtave të njeriut, shkroi ai në Tëiitter.
Sekretari Blinken ndër të tjera, më 19 gusht, i ka shprehur falenderimin kryeministrit të Shqipërisë, që është ofruar për të strehuar e mbrojtur refugjatët afganë që po largohen nga vendi.
“Faleminderit Edi Rama, - shkroi Blinken, - për ofertën e Shqipërisë për të siguruar strehë të sigurt për afganët në nevojë. Shumë mirënjohës për partneritetin e fortë midis Shteteve të Bashkuara dhe aleatit tonë në NATO.”
LEXO TE NGJASHME