“Shqipëria, një shpartallinë e vërtetë! Ja kush na sundon”!
Ish-kryeministri Sali Berisha ka vijuar akuzat e tij edhe këtë të diel, ku e krahason Shqipërinë me një shpartallinë të vërtetë.
Siaps tij, terroristët e euros futen ditën për diell në territorin më të mbrojtur dhe për llogari të Ramës plaçkitin 21 milionë euro. Ndërsa ka shtuar se kjo ndodh vetëm se vendin e sundon krimi i lidhur me Edi Ramën.
“Kjo quhet shpartalline! Te dashur miq, Shqiperia ngjan me nje shpartalline te vertet, ku terroriste te euros futen diten per diell ne territorin, si rregull me te mbrojtur me te sigurt te vendit, dhe per llogari te Edvinit plaçkisin 21 milione euro, ku zjarrevenes dhe vrases djegin te gjalle njerez ne spitale dhe burgje sikur te ishin miza apo qellojne me snajper ne dhomat e ajrimit te burgjeve. Kjo vetem e vetem sepse vendin e sundon jo ligji, por krimi dhe vetem krimi i lidhur me njemije e nje fije me kreun e meduzes Edvin Kristaq Rama!”, ka shkruar Berisha në Fb.